Kosovë

Ka nisur asfaltimi i rrugës që lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë të Malishevës

Ka nisur asfaltimi i rrugës që lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë të Malishevës

Sot ka filluar asfaltimi, përkatësisht vendosja e shtresës së parë të asfaltit, për rrugën e gjatë 1 400 metra, e cila lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë të Komunës së Malishevës. Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, ishin të pranishëm, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi është informuar nga mbikëqyrësit dhe operatori për punën që po kryhet, i ka uruar banorët e fshatit Carrallukë për asfaltimin e kësaj rruge, e cila lidhë të dy pjesët e fshati dhe shkurton rrugën për disa kilometra, për të shkuar nga njëra anë në tjetrën.