Kosovë

Kontrata 4.8 milionë euro për asfaltin në Ferizaj, deputeti i VV-së e quan shkelje të rëndë

Kontrata 4.8 milionë euro për asfaltin në Ferizaj, deputeti i VV-së e quan shkelje të rëndë
Foto: Ilustrim

Një kontratë në vlerë prej 4.8 milionë euro për asfalt që e ka nënshkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu, po e shqetëson deputetin e VV-së Dimal Basha, pasi sipas tij ka qenë projekt i pabuxhetuar.

Deputeti Basha ka kërkuar përgjegjësi edhe nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, për problemet siç ka thënë ai të mëdha që komunat po ballafaqohen për shkak se kanë hyrë në borxhe duke nënshkruar kontrata pa i pasur mjetet e buxhetuara.