Kosovë

Komuna e Malishevës hap shkollat me orar të plotë, Gjimnazi vazhdon sipas skenarit B

Komuna e Malishevës hap shkollat me orar të plotë, Gjimnazi vazhdon sipas skenarit B
Foto: Ilustrim

Task Forca për arsim në Komunën e Malishevës të premten ka mbajtur takim lidhur me vazhdimin e procesit mësimor.

Në këtë mbledhje është bërë me dije se mësimi në shkollat e kësaj komune, do të mbahet me orar të plotë, përjashtuar Gjimnazin, në të cilin mësimi do të vazhdojë sipas skenarit B.