Kosovë

Në Spitalin e Pejës trefish më pak pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës trefish më pak pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ditëve të fundit, ka rënë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19. Aktualisht me këtë sëmundje janë duke u trajtuar 19 pacientë, e që është trefish më i ulët sesa në ditët kur shifrat e personave të infektuar kishin arritur deri në 70.

Rënia e numrit të pacientëve ka bërë që tri reparte t’i rikthejnë shërbimet e mëparshme, transmeton KOHA.