Kosovë

Objekti i një shkolle në Pejë s’përfundohet as pas tre vjetësh nga nisja e ndërtimit

Para tre vjetëve ishte vënë guri themeltar i objektit të ri të shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë dhe nxënësit e stafi i shkollës kanë pritur që sivjet në shtator të ndërrojnë paralelet e vjetra me ato të rejat në shkollën e re që po ndërtohet në oborrin prapa shkollës së vjetër.

Ashtu u është thënë kur ka nisur realizimi i punimeve, që është financuar nga Ministria e Administratës Publike, me vlerë prej 2 milion eurove.