Kosovë

Punimet për rrethrrotullimin në Janjevë përfundojnë pas dy jave

Punimet për rrethrrotullimin në Janjevë përfundojnë pas dy jave
Foto: Ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se pas dy javësh do të përfundojë projekti i rrethrrotullimit të Janjevës, konkretisht në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj.

“Fatkeqësisht ky udhëkryq ka qenë një pikë e zezë në të gjitha raportet, qoftë ministrisë tonë, qoftë policisë, një udhëkryq që ka marrë shumë jetë njerëzish për shkak të mungesës së kushteve dhe pas një projekti që është stërzgjatë, sot po fillon të merr formën përfundimtare, ndërtimi i rrethit i cili ka me lehtësu qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë nacionale dhe gjithsesi edhe me Lipjanin. Sot po shohim shtresat fillestare dhe pas dy jave vendoset edhe shtresa e fundit dhe sinjalizimi në mënyrë që ky udhëkryq dhe ky rreth-rrotullim të merr formën përfundimtare që ndihmon edhe lehtësimin e trafikut dhe parandalon aksidentet e tmerrshme që kanë ndodhë në këtë pikë”, ka thënë Abrashi pas inspektimeve të punimeve atje bashkë me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.