Kosovë

Investimi që mund të shkojë dëm për shkak të rrugës dhe mungesës së rrymës

Investimi që mund të shkojë dëm për shkak të rrugës dhe mungesës së rrymës

Kanë investuar mijëra euro në vendlindje, por disa banorë të fshatit Brainë të Podujevës ankohen se nuk kanë rrymë dhe rruga për te pronat e tyre është vështirë e kalueshme.

Ata thonë se nuk po mund të kujdesen sa duhet për plantacionet me pemë, pasi për shkak të rrugës së dëmtuar duhet t’i bartin mjetet në krah, ndërkohë që edhe për ujitje u duhet rryma.