Kosovë

Mbyllet shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj, pesë mësimdhënës me COVID-19

Mbyllet shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj, pesë mësimdhënës me COVID-19

Që nga nesër procesi mësimor në shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Tefik Çanga” në qytetin e Ferizajt do të kaloi në skenarin “C” (mësim online) për shkak se pesë mësimdhënës në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani, përmes një njoftimi ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, më 27 shtator ka konfirmuar se pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, andaj mësimi menjëherë është ndërprerë, raporton KOHA.