Kosovë

KK i Malishevës miratoi Projekt-buxhetin për vitin 2021

KK i Malishevës miratoi Projekt-buxhetin për vitin 2021

Malishevë, 29 shtator - Kuvendi i Komunës së Malishevës sot e ka mbajtur vazhdimin e mbledhjes së rregullt, me pikën e vetme të rendit të ditës, shqyrtimi i dytë i Projekt-buxhetit për vitin 2021, i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Buxheti i propozuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve, është 14 milionë e 900 mijë e 757 euro dhe është i shpërndarë sipas ketagorive, për paga dhe meditje 8,363,200 euro, për mallra dhe shërbime 1,529,526 euro, për shpenzime komunale 455 mijë euro, për subvencione 400 mijë dhe për investime kapitale 4,153,031 euro.