Kosovë

Vitia kërkon 12 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza e shtim të kapaciteve të ujit

Vitia kërkon 12 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza e shtim të kapaciteve të ujit

Në komunën e Vitisë nuk ekziston sistemi për trajtimin e ujërave të zeza dhe këto ujëra derdhen në territorin e kësaj komune duke i kontaminuar tokat dhe ndotur lumin Morava. Pushteti komunal në Viti është i pafuqishëm që të zgjidh këtë problem ngase kërkohen 12 milionë euro investime për trajtimin e ujërave të zeza.

Studimi i fizibilitetit është gati dhe është paraparë që impianti për ujërat e zeza të ndërtohet në afërsi të fshatit Nasal. Komunarët kishin menduar që të siguronin mjetet financiare nga një kredi që ofrohej nga shteti i Austrisë ku Qeveria e Kosovës ishte ndërmjetësues mirëpo nga ky proces nuk kishte pasur zhvillime të reja dhe si i tillë kishte dështuar. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti deklaron se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë mjetet financiare dhe se modeli më i mirë për trajtimin e ujërave të zeza është përfshirja e komunave në një pako.