Kosovë

Banorët e Vitomiricës së Pejës, të rrezikuar nga shtyllat e vjetruara të rrymës

Ka disa vjet që banorëve të cilët jetojnë përgjatë rrugës bujqësore në fshatin Vitomiricë të Pejës rreziku për jetë nga kabllot e shtyllave të vjetruar të të dy tensioneve u rri mbi kokë.

Sa herë që fryn era, rrëzohet herë njëra e herë shtylla tjetër e këtij rrjeti të vjetruar. Në muajin shkurt era kishte rrëzuar disa shtylla dhe që atëherë KEDS-i nuk ka shkuar t’i vendosë shtyllat e reja në gropat që i kishte hapur buzë shtyllave të dëmtuara, raporton KOHA.