Kosovë

Prizren, operatorët e transportit protestojnë me xhiro me autobusë

Operatorët e transportit të udhëtarëve që janë pjesë e shoqatës “Kosova e lirë” të martën kanë shprehur pakënaqësinë rreth moszbatimit të vendimit të Kuvendit të Prizrenit për subvencionimin e tyre me nga 5 mijë euro.

Në pamundësi të organizimit të protestës, ata kanë bërë xhiro me autobusë para ndërtesave komunale.