Kosovë

Kandidatët dyshojnë se shkaku i pandemisë zgjedhjet në Podujevë mund të shtyhen sërish

Kandidatët dyshojnë se shkaku i pandemisë zgjedhjet në Podujevë mund të shtyhen sërish
Foto: Driton Paqarada/KOHA

Në kohën kur institucionet kanë paralajmëruar rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus shkaku i valës së dytë të pandemisë, presidenti Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna, Podujevë e Mitrovicë të Veriut. Përmes një njoftimi për media Zyra e presidentit ka bërë të ditur se ato do të mbahen më 29 nëntor derisa ka kërkuar nga KQZ-ja që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e tyre.

“Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës dhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Presidencës.