Kosovë

Kandidati hap rast në Polici, Komuna anulon shpalljen e rezultateve

Inxhinieri i makinerisë, Florim Shala, mbrëmjen e së martës iu drejtua Policisë së Kosovës, pas dyshimeve që kishte lidhur me një konkurs për mësimdhënës në Lipjan.

Ai pretendon se vendin e punës për të cilin kishte aplikuar e ka zënë një militant i LDK-së, parti në pushtet në këtë Komunë, që sipas Shalës nuk kishte qenë fare pjesë e konkursit me shkrim dhe as me gojë, raporton KOHA.