Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me COVID-19, 6 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me COVID-19, 6 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me koronavirus, një më shumë se një ditë më parë.

Prej tyre, 19 janë me oksigjeno-terapi, kurse gjashtë janë në gjendje më të rëndë, bëhet e ditur të premten përmes një njoftimi nga ky institucion shëndetësor.