Kosovë

420 mijë euro mbështetje për të rinjtë e Gjilanit në sektorin e IT-së

420 mijë euro mbështetje për të rinjtë e Gjilanit në sektorin e IT-së

Ende pa përfunduar projekti i të rinjve në agrobiznes, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë informative (IT) Social Hub.

Projekti kap koston e 420 mijë eurove, financohet nga Bashkimi Europian dhe me pjesëmarrjen financiare nga Komuna e Gjilanit.