Kosovë

Opozita bën akuza për punësime familjare në Podujevë

Familjarë të ushtruesit të detyrës të kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, janë punësuar në institucione lokale në Podujevë vitin e fundit, për çka partitë opozitare kanë ngritur shqetësime.

Ndonëse ligjërisht pozita e ushtruesit të detyrës së një shkolle nuk mund të mbahet më gjatë se tre muaj, vëllai i Nexhmi Rudarit, Sabri Rudari, mban këtë pozitë në shkollën fillore “Shaban Shala” në Podujevë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Ai është caktuar nga Komuna e Podujevës ushtrues detyre pasi drejtori kishte dalë në pension.