Kosovë

16 mësimdhënës e 15 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjilan

16 mësimdhënës e 15 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjilan

Në shkollat publike të Gjilanit aktualisht janë 35 raste, prej tyre 16 mësimdhënës, 15 nxënës, 1 punonjës i administratës së shkollave dhe 3 punëtorë teknikë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin e Emergjencave Civile për parandalimin e përhapjes së Covid-19.