Kosovë

Haziri: Menaxhimi agresiv i masave në Gjilan ka ulur numrin e infeksionit në shkolla

Haziri: Menaxhimi agresiv i masave në Gjilan ka ulur numrin e infeksionit në shkolla

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas menaxhimit agresiv të masave anti-COVID-19, është ulur numri i infeksionit në shkolla në 22 raste, nga 52 sa ishin ditëve të fundit.

“Në arsim gjendja është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Nga 52 raste pozitive që i kemi pasur në shkollat private dhe publike, sot ky numër ka rënë në 22 raste aktive. Prej tyre janë 14 mësimdhënës, 4 nxënës, 3 punëtorë administrativë dhe 1 punëtor teknik”, ka deklaruar Haziri.