Kosovë

Rruga transit në Shtime që kushtoi 1.5 mln euro, në gjendje të rëndë

Automjetet transportuese prej vitesh me vendim të Komunës janë të detyruara të kalojnë përgjatë kësaj rruge transit në Shtime, me qëllim që qyteza të shkarkohet nga peshat e mëdha.

Mirëpo, ky aks i rrugës prej 3 kilometrash është degraduar mjaft shumë duke e vështirësuar qarkullimin, megjithëse disa vjet më parë Ministria e Infrastrukturës pati shpenzuar rreth 1.5 milionë euro për ndërtimin e saj.