Kosovë

Prej tre vjetësh, 7 kontejnerë nëntokësorë në Lipjan janë jashtë funksionit

 

Disa vjet më parë Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me kompaninë “Pastrimi” në vlerë mbi 50 mijë eurosh kanë ndërtuar kontejnerë nëntokësorë në shtatë pika të qytetit, mirëpo prej tre vjetësh këta kontejnerë kanë dalë jashtë funksionit shkaku i mospërdorimit të duhur nga qytetarët.

Në anën tjetër, qytetarët po kërkojnë një ambient të pastër me arsyetimin se janë taksapagues të rregullt ndaj faturave të kompanisë, raporton KOHA.