Kosovë

Sheshet e Mitrovicës nuk do të dekorohen për festat e fundvitit

Sheshet e Mitrovicës nuk do të dekorohen për festat e fundvitit
Foto: Facebook
 

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që mos t’i dekorojë sheshet e qytetit për festat e fundvitit.

Nënkryetari i komunës Faruk Mujka, ka thënë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve se nuk do të dekorohen sivjet sheshet e qytetit, pasi që prioritet i komunës është shëndeti i qytetarëve dhe mbështetja e familjeve me gjëra ushqimore apo mjekësore që jetojnë në kushte në kushte jo të mira ekonomike.