Kosovë

Vetëm dy anesteziologë aktivë në Spitalin e Gjilanit

Vetëm dy anesteziologë aktivë në Spitalin e Gjilanit
Foto: Ilustrim
 

Spitali Regjional i Gjilanit është duke funksionuar me vetëm dy anesteziologë të cilët do të punojnë atëherë kur paraqiten raste emergjente. Numri i madh i punëtorëve shëndetësorë të infektuar me COVID-19 në këtë spital ka bërë që të ketë edhe reduktim të stafit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 50 punëtorë shëndetësorë në Spitalin e Gjilanit janë pozitivë me COVID-19.

Drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit, Ukshin Ismajli, deklaron se në këtë spital nuk do të realizohen operacione të pacientëve përveç ato operacione të cilat konsiderohen se janë emergjente. Ai deklaron se Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) u ka dërguar dy anesteziologë për shkak se tre anesteziologë kanë rezultuar se janë infektuar me COVID-19.