Kurti: Me fitoren e VV-së në Podujevë qytetarëve u është kthyer komuna

Kurti: Me fitoren e VV-së në Podujevë qytetarëve u është kthyer komuna
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Podujevë të cilat e nxorën VV-në fituese, ka thënë se qytetarët e legjitimuan Lëvizjen që tashmë ka kohë për të cilën janë përcaktuar.
Ai ka thënë se nuk ka fituar Vetëvendosja por populli.
“Ne nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën. Ne do të jemi pro jush sepse jemi si ju dhe do të mbetemi si ju”, ka thënë ai.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, është betuar para të pranishmëve se dera e tij do të jetë e hapur gjithmonë.
Kurti e Bulliqi kanë kërkuar nga qytetarët të shpërndahen të qetë në shtëpitë e tyre.
Festa është përcjell pa respektuar distancën por edhe gazetarët kanë qenë brenda turmës së ngjeshur, ndërsa aktivistët e VV-së nuk kanë mundur të mbajnë rendin për shkak të numrit të madh dhe tentimit të qytetarëve që të afrohen sa më shumë afër vendit ku kanë mbajtur fjalimet.
LDK-ja pranon humbjen në Podujevë
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka pranuar se kanë humbur zgjedhjet në Podujevë.
Ai në një konferencë për media ka thënë se rezultatin do ta rikthejnë në çfarëdo procesi tjetër.
“Deri tash ka qenë fitues i të gjitha zgjedhjeve, ne besojmë që në çfarëdo procesi tjetër do të rikthehet. Ata e provuan, e pamë që VV nuk di të qeverisë, ata dinë të bëjnë propaganda, e të mashtrojnë, por qytetarët e Podujevës dhe Kosovës do ta shohin që VV nuk di të qeverisë”, ka thënë ai, duke shtuar se e njeh strukturën e Vetëvendosjes në Llap.
Ndërkaq kandidati për kryetar në këto zgjedhje nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është në dorën e partisë të zgjedhë nëse ai do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme.
Festë para selisë së VV-së në Podujevë, tek ajo e LDK-së mbretëron heshtja
Aktivistë e votues të Vetëvendosje janë duke festuar para selisë së kësaj partie në Podujevë, ndërkaq para zyrave të LDK-së po mbretëron heshtje.
Qytetarët që janë mbledhur në Bulevardin e qytetit, para selisë së LVV-së kanë shpallur fitoren derisa po brohorasin emrin e të parit të partisë, Albin Kurti, raporton KOHA.
Pak pas mbylljes së qendrave të votimit në këtë komunë, të dyja partitë kanë shpallur fitoren. Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 21:00 do të shpallen rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
Vetëvendosje shpall fitoren në Podujevë, LDK-ja thotë se është duke prirë
Deputetë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpallur fitues Shpejtim Bulliqin në Podujevë ende pa u shpallu rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka uruar për fitoren.
“Nuk besuan por pësuan me gjithë asfaltin e natës. Urime fitorja në Podujevë”, ka shkruar ai.
Edhe ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, ka uruar fitoren e VV-së në këtë komunë.
Ndërkaq në një konferencë për media, KQZ-ja ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, do të shpallen në orën 21:00.
Ndërkohë, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka deklaruar se janë në pritje të rezultateve dhe sipas rezultateve të tyre, janë duke prirë.
“Presim rezultate të mira. Sipas informacioneve që i kemi, jemi duke prirë pothuajse në të gjitha vendvotimet. Besoj se do të përmbyllet edhe kjo natë e sotme me fitore të LDK-së”, ka deklaruar Rudari në selinë e LDK-së në Podujevë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbi 1.5 milionë euro vlera e dëmeve nga vërshimet në Gjilan

2.000 banorë të bllokuar në 10 fshatra të Kamenicës, kërkojnë ndihmën e shtetit

Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, së shpejti pritet të nisë ngrohja e banorëve

QKMF-ja në Obiliq i kryen rreth 1.000 teste serologjike për një muaj

Pandemia godet rëndë bizneset e Prizrenit

Ende nuk dihet vlera e dëmeve nga vërshimet në katër komuna të rajonit të Prishtinës

66 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në Spitalin e Pejës

Ekipe emergjente po punojnë për zhbllokimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës

Kuvendi i Prizrenit ka larguar zyrat e partive nga lista e pronave komunale që jepen në shfrytëzim

65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

KEK-ut i kthehet në rivlerësim për herë të dytë tenderi 100 mijë eurosh
