2 perditesime
22:35

Tërmkolli udhëheqësve të partisë: Qe 10 vjet LDK-në ia jepni herë Hashimit e herë Albinit

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar një Lidhje Demokratike ‘prej fillimit’.

Pas rezultatit të zgjedhjeve në Podujevë, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje, Tërmkolli u është drejtuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, nënkryetarëve Lutfi Haziri e Agim Veliut, ish-anëtarët së LDK-së Vjosa Osmanit, që të shkojnë në shtëpi.

“Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi! Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit! LDK, nga fillimi”, ka shkruar ajo në Facebook.

22:18

Kusari-Lila: Fitorja e VV-së në Podujevë flet për mllefin e akumuluar të qytetarëve me situatën në vend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se fitorja e Shpejtim Bulliqit sot në Podujevë flet për nevojën e qytetarëve për ta shprehur mllefin e akumuluar me situatën në Kosovë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka uruar për fitoren e VV-së në këtë komunë.

“Fitorja e Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumuluar me situatën në Kosovë. Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës! Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti”, ka thënë ajo.

22:12

Ahmeti: Edhe pse për mandat të shkurtuar, porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ishte mesazh i qartë i qytetarëve të kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook ai i ka uruar fitoren Shpejtim Bulliqit.

“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë! Suksese në realizimin e programit!”, ka thënë ai.