Kosovë

Një fermer nga Kamenica padit KEDS-in, pasi i ngordhën dhitë që shkelën kabllon e rrymës

Një fermer nga Kamenica padit KEDS-in, pasi i ngordhën dhitë që shkelën kabllon e rrymës
 

Fermeri Gani Berisha nga fshati Strezovc i komunës së Kamenicës ka paditur kompaninë e shpërndarjes së rrymës elektrike, KEDS, ngase pretendon se ka pësuar dëme në pasurinë e tij. Në muajin shtator të këtij viti katër dhi i kishin ngordhur pasi kishin shkelur në një kabllo e cila ishte këputur nga shtylla elektrike.

Berisha i ka deklaruar KOHËS se pasi nuk kishin arritur një marrëveshje me kompaninë KEDS për kompensimin e dëmit financiar atëherë është detyruar që të ushtrojë padi në gjykatë. Kurse vlera e dëmit që pretendon se i është shkaktuar është 600 euro.