Kosovë

Komuna e Ferizajt fillon ndërtimin e çerdhes së re publike

Komuna e Ferizajt fillon ndërtimin e çerdhes së re publike
 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi ka njoftuar se Ferizajt iu shtua edhe një çerdhe publike me 2100 metra katrorë. Sipas Aliut, një qendër e madhe si Ferizaj, me vetëm një çerdhe publike të fëmijëve para pak kohësh, ishte sfiduese për administratën arsimore në Ferizaj.

“Tash kemi 2 çerdhe publike për fëmijë e nga sot, u vendosën gozhdat e para e gurthemeli edhe i një institucioni të ri parashkollor në rrugën "Rexhep Bislimi". Vendosëm themelet e objektit të ri grandioz me 2100 metra katrorë hapësirë, 14 dhoma mësimi e argëtimi për fëmijë e hapësira të tjera moderne, pozicion ky i projektit që balancon gjeografikisht institucionet parashkollore në qytet dhe ofron lehtësi të jashtëzakonshme për afro 200 familje, prindër, sa ka kapacitet pranimi ky institucion”, ka shkruar midis të tjerash Aliu.