Kosovë

Mitrovica e Veriut pranon të shlyejë një pjesë të borxhit ndaj ujësjellësit

 

Komuna e Mitrovicës së Veriut është pajtuar të shlyejë një pjesë të borxhit që institucionet lokale të kësaj pjese kanë ndaj Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.

Ditë më parë, Ujësjellësi “Mitrovica” njoftoi për ndaljen e furnizimit me ujë në Mitrovicë të Veriut, pasi borxhi ka arritur në 15 milionë euro.