Kosovë

Bulliqi paralajmëron masa për mosrespektim të urdhëresës për çështjen e barnave

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr një urdhëresë përmes të cilës i kërkohet Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare që në mënyrë permanente të përcjellin procesin e furnizmit të barnave dhe materialit tjetër mjekësor.

Sipas të njëjtës, këtyre dy institucioneve u kërkohet gjithashtu që të përkujdesen në administrimin strikt të barnave dhe materialit shpenzues përmes një sistemi monitorues sa i përket regjistrimit, shpërndarjes dhe çështjeve tjera përkatëse, varësisht nevojave dhe kërkesave, në përputhje me rregullativën ligjore.