Kosovë

169 raste aktive me koronavirus në Gjilan

 

Gjilani njofton se 169 raste aktive me koronavirus po trajtohen aktualisht.

Nënkryetari Arbër Ismajli, njofton se është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ismajli ka konfirmuar se në dy ditët e fundit, në këtë komunë ka ulje të infeksionit me COVID-19, sikurse edhe të të hospitalizuarve.