Kosovë

Bizneset në Podujevë lejohen të punojnë në dy të dielat e ardhshme

 

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë marrë vendim që të lejohen bizneset të punojnë në dy të dielat e ardhshme. Ky vendim, sipas një njoftimi të Komunës është marrë me qëllim që të shmanget grumbullimi i qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

“Për nder të festave të fundvitit dhe duke pasur parasysh se në komunën tonë kanë ardhur një numër i madh mërgimtarësh, Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Podujevës, kanë marrë vendim që dy të dielat e ardhshme (27.12.2020 dhe 03.01.2021) të lejohet puna e bizneseve në territorin e komunës sonë, sipas orarit të përcaktuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.