Kosovë

Ramosaj: Bora ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në Deçan

Foto: Facebook/Bashkim Ramosaj
 

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar se bora që ka rënë gjatë natës ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në këtë komunë.

“Të dashur qytetarë, bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.