Kosovë

Pandemia shkatërroi bizneset familjare në Gjilan

 

(Kosovapress)  - Rreth 800 biznese, që kryesisht ishin familjare, janë mbyllur gjatë vitit 2020 në Komunën e Gjilanit, si pasojë e pandemisë COVID-19. Megjithatë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, thotë se kanë arritur ta menaxhojnë mirë pandeminë.

I pari i Gjilanit thotë se gjatë vitit që lamë pas kanë arritur me të realizojnë të gjitha projektet e parapara për vitin 2020. E këtë vit, synon të kthejnë Gjilanin në qytet të biçikletave.