Kosovë

Ekipe emergjente po punojnë për zhbllokimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës

Ekipe emergjente po punojnë për zhbllokimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës
Foto: Agim Bahtiri/ FB
 

Shala e Bajgorës është bllokuar nga reshjet e dendura të borës, ndërsa ekipet tashmë po punojnë për zhbllokim.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se për zhbllokimin e rrugëve atje po punojnë pesë ekipe emergjente, ndërsa edhe në qytet e në fshatra po punojnë ekipe të tjera për pastrimin e rrugëve.