Kosovë

Përurohet objekti i ri i shkollës “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë të Shtimes

Përurohet objekti i ri i shkollës “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë të Shtimes
 

Komuna e Shtimes gjatë ditës ka përuruar objektin e ri të shkollës fillore “Idriz Ajeti” në fshatin Pjetërshticë në vlerë prej rreth 700 mijë eurosh. Për këtë objekt është përfolur mjaftë shumë gjatë vjetëve të fundit si projekt i zbaritur derisa objekti i vjetër i kësaj shkolle nuk i kishte plotësuar kushtet teknike për zhvillim të procesit mësimor.

Sipas zyrtarëve komunal objekti i ri me sipërfaqe prej mbi 2200 metra katrorë do t’i plotëson të gjitha kushtet dhe nevojat për nxënësit e këtij lokaliteti.