Kosovë

Komuna e Lipjanit dështoi t’i shpenzojë mbi 2 milionë euro gjatë vitit të kaluar

Komuna e Lipjanit dështoi t’i shpenzojë mbi 2 milionë euro gjatë vitit të kaluar
 

Kuvendi Komunal i Lipjanit, të martën, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën kuvendarët përveç të tjerash kanë debatuar edhe për shpenzimin e parasë publike të ekzekutivit gjatë vitit 2020, i cili kap vlerën financiare rreth 17 milionë euro.

Debati ka nisur me kritika nga opozita me arsyetim të keqmenaxhimit të parasë publike. Sipas opozitës, është shqetësuese se kjo komunë gjatë vitit të kaluar ka dështuar t’i shpenzoi mbi 2 milionë euro nëpër kategori të ndryshme, prej tyre rreth 650 mijë euro të grandit qeveritar janë rikthyer si suficit në nivelin qendror.