Kosovë

Hidhet poshtë kallëzimi penal ndaj drejtorit komunal të Urbanizmit në Prizren

Hidhet poshtë kallëzimi penal ndaj drejtorit komunal të Urbanizmit në Prizren
 

Prizren, 22 janar – Autoritetet komunale të Prizrenit, të premten, kanë njoftuar se kallëzimi penal i paraqitur muaj më parë ndaj drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli është hedhur poshtë. Sipas tyre raste të ngjashme janë përjetuar edhe në të kaluarën, me ç’rast kallëzimet penale të paraqitura për çështje procedurale ndaj zyrtarëve të lartë komunalë janë hedhur poshtë meqë nuk ka pasur bazë ligjore. Njëherësh është theksuar se për paditë e tilla, në të ardhmen do të kenë edhe kundërpadi nga Komuna e Prizrenit.

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve është njoftuar për shuarjen e hetimeve ndaj tij.