Kosovë

Vërshime në Klinë, furgoni rrëzohet

 

Reshjet e shiut dhe borës sot kanë shkaktuar sërish vërshime në shumë pjesë të Kosovës.

Në një video të siguruar nga KOHA, në Klinë, tek Guri i Zi, shihet një furgon që është rrëzuar nga përmbytjet.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se është njoftuar nga Qendra e Situatave – Këshilli i Sigurisë së Kosovës, se nga reshjet e vazhdueshme atmosferike, në pjesë të caktuara të vendit situata mund të përkeqësohet me mundësi të vërshimeve.