Kosovë

“Demokracia në Veprim” dënon tubimet parazgjedhore në rajonin e Ferizajt

 

Ferizaj, 29 janar – Zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen me 14 shkurt të këtij viti, po përcillen me tubime paraelektorale në komunat e rajonit të Ferizajt. Kjo çështje po e sfidon edhe inspektoratin sanitar, derisa subjektet politike po mbajnë tubime me numër të mëdha të aktivistëve duke i shkelur rregullat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit për ta luftuar pandeminë Covid-19.

Ndonëse ende nuk ka nisur fushata zgjedhore, kandidatët për deputetë nga subjektet e ndryshme në Ferizaj, po fotografohen dhe po bëjnë video me numër të madh të qytetarëve nëpër oda dhe restorante të ndryshme duke mos respektuar masat.