Kosovë

Vetëvendosje fajëson Isa Mustafën për prishjen e koalicionit në Vushtrri

 

Për prishjen e koalicionit qeverisës LDK-VV në Komunën e Vushtrrisë, kjo e fundit ka lënë fajtor kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka reaguar përmes një komunikate duke thënë se prishja e koalicionit nga ana e kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri, nuk është për shkak të mosvotimit të Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike.