Kosovë

Nënshkruhen tri marrëveshje në fushën e mjedisit në Gjakovë

 

Tri marrëveshje për mbrojtjen e mjedisit dhe ambientit janë nënshkruar mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Komunës së Gjakovës.

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka thënë se vëmendja e ministrisë që ai drejton është e orientuar të mbështesë Komunën e Gjakovës në realizimin e projekteve që për synim kanë mirëqenien e qytetarëve dhe këtë më së miri e dëshmon nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve.