Kosovë

Komuna e Gjakovës pranon 5 mijë teste rapide për komisionerë dhe vëzhgues të zgjedhjeve

 

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë dorëzuar 5 mijë Teste Rapide, donacion ky nga Ministria e Shëndetësisë.

“Këto teste do të jenë në shërbim të komisionerëve dhe vëzhguesve të cilët janë të angazhuar për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjakovës.