Kosovë

Banorët e Drenasit nesër do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

Foto: KOHA
 

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se banorët e Drenasit nesër do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku ka thënë se kjo do bëhet për shkak të punimeve teknike nga Ndërmarrja “Iber Lepenc” në Bivolak.