Kosovë

Pronarët e 25 kompanive të udhëtarëve në Podujevë hyjnë në grevë

Pronarët e 25 kompanive të udhëtarëve në Podujevë hyjnë në grevë
Në grevë kanë hyrë pronarët e 25 kompanive të transportit të udhëtarëve në relacionin Podujevë-Prishtinë. Ata po kërkojnë nga autoritetet komunale dhe ato të Policisë që t’i largojnë taksistët ilegalë nga rruga. Ndryshe kanë thënë se do të detyrohen ose ta lënë punën, ose të marrin nga një kombibus apo makinë dhe të punojnë edhe ata “në të zezën”
 

Autobusët nga java e kaluar për shkak të ngritjes së çmimit nga 2 në 3 euro për peronizim nuk hyjnë as në Stacionin e Autobusëve në Podujevë. Përfaqësuesi i Shoqatës, Beqir Mustafa, thotë se për çmim do të merreshin vesh, sikur të mos lejoheshin taksistët ilegalë të vepronin në këtë relacion

Podujevë, 1 mars – Në grevë kanë hyrë pronarët e 25 kompanive të transportit të udhëtarëve në relacionin Podujevë-Prishtinë. Ata po kërkojnë nga autoritetet komunale dhe ato të Policisë që t’i largojnë taksistët ilegalë nga rruga. Ndryshe kanë thënë se do të detyrohen ose ta lënë punën, ose të marrin nga një kombibus apo makinë dhe të punojnë edhe ata “në të zezën”.