Kosovë

Treni godet veturën, autoriteti hekurudhor nuk përfilli kërkesën e komunës së Ferizajt

 

Komuna e Ferizajt ka reaguar pas aksidentit të sotëm derisa treni ka goditur një veturë në vendkalim pa mbrojtëse.

KOHA ditë më parë ka raportuar lidhur me një tren i cili po qarkullon nga Shkupi për të sjellë mallra në Kosovë, megjithëse projekti për rehabilitimin e hekurudhës Hani i Elezit- Fushë Kosovë ende nuk ka përfunduar.