Kosovë

150 familje të Prizrenit përkrahen me pako ushqimore e mbulesa dimërore

 

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatës “Qatar Charity”, të martën, kanë shpërndarë 150 pako me artikuj ushqimorë dhe mbulesa dimërore për familjet në nevojë. Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë theksuar se përfituesit janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale.

“Nga ana e Komunës janë identifikuar familjet më nevojtare”, ka thënë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke shprehur mirënjohje për të gjithë donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët nga fillimi i pandemisë kanë “mundësuar që sadopak ta lehtësojmë gjendjen atyre, që më së shumti kanë nevojë për ndihmë gjatë kësaj periudhe”.