Kosovë

Organizata YAHR e akuzon Komunën e Fushë-Kosovës për mostransparencë

Foto: KOHA
 

Përfaqësues të Asociacionit të të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YAHR) kanë akuzuar ekzekutivin e Komunës së Fushë-Kosovës për mostransparencë.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Bekim Krasniqi, ka thënë se prej muajit janar të këtij viti, kur kanë filluar të monitorojnë punën e ekzekutivit dhe Kuvendit të kësaj komune, kanë vërejtur se shumë dokumente nuk publikohen në ueb-faqen zyrtare.