Kosovë

Kryetari i Obiliqit nuk e pohon e as mohon largimin nga AAK-ja

 

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, as nuk e ka pohuar e as mohuar dorëheqjen e tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këto ditë u raportua në media se pas rezultateve jo të mira të AAK-së në këtë komunë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, Gashi ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. KOHA ka provuar të kontaktojë Xhafer Gashin, por ka qenë e pamundur. Ndërkohë, nëpërmjet Zyrës për informim të Komunës, Gashi ka thënë se tash për tash nuk ka ndonjë qëndrim rreth asaj që është raportuar në media. Për këtë ka thënë se do ta dalë me një komunikatë për media.

“Momentalisht nuk ka ndonjë qëndrim për çështjen e cila po përflitet në portale, në të njëjtën kohë duke vlerësuar bashkëpunimin tonë korrekt, ju njoftoj se për çdo informatë shtesë do të njoftoheni përmes një komunikate për media”, ka thënë Xhafer Gashi nëpërmjet Zyrës për informim të Komunës së Obiliqit.