Kosovë

Epidemiologia alarmon për rritjen e rasteve me COVID-19 në Podujevë

Podujeva
 

Epidemiologia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bedrie Rama, ka alarmuar për rritjen e rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë.

Vetëm të enjten dhe të premten pozitivë me koronavirus në këtë komunë kanë rezultuar 89 veta. Rama ka dhënë për KOHËN arsyet që mendon se çuan në rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus në këtë komunë.