Kosovë

Lënë studimet dhe ia mësyjnë Perëndimit si punëtorë të sapocertifikuar

Lënë studimet dhe ia mësyjnë Perëndimit si punëtorë të sapocertifikuar
 

Literaturën që i nevojitej për studimet në Fakultetin Juridik, Arbnor Krasniqi e ka zëvendësuar me ato për zanatin e ndërtimtarisë.

Krasniqi, ambientet e universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës i ka zëvendësuar me ato të Qendrës për Aftësime Profesionale, për t’u certifikuar për zanatin e muratorit, profesion që synon ta ushtrojë jashtë vendit.

“Me marrë një diplomë këtu dhe me shku jashtë për një jetë ma të mirë”, ka thënë Arbnor Krasniqi, student i Fakultetit Juridik në Pejë.